Më i rrallë se një libër i mirë është një lexues i mirë.










Postimet e fundit
Lajme & Evente
Titujt të rinj

Lexues të kënaqur
Lexuesit për biblotekën
Bibloteka ka një vend të veçantë në qytet dhe nën kujdesin dhe mirësjelljen e autoriteteve të saj, brenda gjen vend për të gjithë e që të gjithë ata i ngroh dielli njësoj.
Redon Abdiji
Informacion
Mënyrat e kërkimit të librave
Na ndiqni në Instagram
2024
Autorët më të lexuar
Njihuni me Autorin
Ismail Kadare


Numrat flasin për ne
Biblioteka disponon me fond prej 110.000 njësive bibliotekare dhe ka afro 5000 anëtarë aktiv të të gjitha kategorive. Çdo vit realizohen projekte financiarisht të mbështetura nga Ministria e Kulturës si dhe manifestime që janë pjesë e programit të punës në bibliotekë. Në vitin 2023 Biblioteka mori çmimin “Biblioteka e vitit”.
Mirë se vini në Bibliotekën e Qytetit!

Jemi të lumtur t'ju presim në këtë hapësirë të pasur me dije dhe mundësi për të eksploruar botën e pafundme të librit dhe informacionit. Biblioteka jonë ofron një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, ku çdo vizitor mund të gjejë burime për të shtuar dijen, për të pasuruar imagjinatën dhe për të mësuar më shumë rreth botës që na rrethon. Përmes koleksioneve tona të pasura, aktiviteteve dhe shërbimeve, ne jemi këtu për t'ju mbështetur në çdo hap të udhëtimit tuaj intelektual. Këtu mund të lexoni libra të ndryshëm, të merrni pjesë në aktivitete kulturore-edukative dhe të shijoni çdo mundësi që mund të ofrojë kjo hapësirë. Biblioteka e qytetit është më shumë se një vend ku mund të huazoni një libër, ajo është vendi që na mundëson ta njohim të shkuarën, ta përforcojmë të tashmen dhe të zhvillojmë ide të pafundme për vizionin e së ardhmes. Ju ftojmë të shfrytëzoni çdo mundësi që biblioteka jonë ofron dhe të bëheni pjesë e sukesese të përbashkëta. Mirësevini në Bibliotekën e Qytetit!
Binas Pajaziti
MIRË SE VINI NË BIBLIOTEKA TONË
Historiku i biblotekës
Tradita bibliotekare në Tetovë ka gjurmë të thella në histori në këto vise. Data e saktë se kur është themeluar biblioteka nuk dihet mirëpo, supozohet se viti 1945 është viti kur biblioteka ka filluar të punojë në kuadër të Komisariatit për arsimim popullor. Për herë të parë ka qenë e vendosur në një shtëpi të porsandërtuar të tregtarit të njohur tetovar Mato Simoski- Çenka.
