Logo Loading

Blog

Moment historik për Bibliotekën e Tetovës!

Moment historik për Bibliotekën e Tetovës!

Edhe zyrtarisht po përmbushet ëndrra e kahmotshme: Institucioni Nacional Biblioteka „Koço Racin” – Tetovë tani zyrtarisht gëzon statusin e Institucionit Nacional Bibliotekë Universitare „Koço Racin” Tetovë. Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e bibliotekës, avancimin e shërbimeve bibliotekare dhe mbështetjen e komunitetit akademik.
Më e rëndësishmja është që Tetova dhe rrethina kanë një IN Bibliotekë Universitare dinjitoze, të cilën duhet ta zhvillojmë gradualisht, me përkushtim dhe vizion të përbashkët.

Një hap i ri për bibliotekën, një mundësi e re për arsimin dhe kulturën në Tetovë.
Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për të gjithë ata që dhanë mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar në realizimin e kësaj ëndrre të kahmotshme.

Me respekt dhe mirënjohje,
Binas Pajaziti

Për më shumë informacion, mund të lexoni edhe njoftimin zyrtar të ministrit në rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/share/p/1DdnHksRmf/

sqSQ