Më i rrallë se një libër i mirë është një lexues i mirë.
Postimet e fundit
Lajme & Evente
Titujt të rinj
Lexues të kënaqur
Lexuesit për biblotekën
Bibloteka ka një vend të veçantë në qytet dhe nën kujdesin dhe mirësjelljen e autoriteteve të saj, brenda gjen vend për të gjithë e që të gjithë ata i ngroh dielli njësoj.
Redon Abdiji
Informacion
Mënyrat e kërkimit të librave
2024
Autorët më të lexuar
Njihuni me Autorin
Ismail Kadare
Numrat flasin për ne
Biblioteka disponon me fond prej 110.000 njësive bibliotekare dhe ka afro 5000 anëtarë aktiv të të gjitha kategorive. Çdo vit realizohen projekte financiarisht të mbështetura nga Ministria e Kulturës si dhe manifestime që janë pjesë e programit të punës në bibliotekë. Në vitin 2023 Biblioteka mori çmimin “Biblioteka e vitit”.
Fjala e drejtorit
Si drejtor, me kënaqësi ju përshëndes dhe ju mirëpres në këtë qendër të dijes, kulturës dhe komunitetit. Biblioteka jonë është një shpërthim i mundësive për të eksploruar botën e librave, teknologjisë dhe dijes. Për të gjithë anëtarët tanë të nderuar, ju falënderoj për besimin dhe përkushtimin tuaj ndaj këtij institucioni të çmuar. Ju jeni forca e zhvillimit tonë. Nëpërmjet një koleksioni të pasur librash, materialeve digjitale dhe programeve të shumëllojshme, ne synojmë të sigurojmë një mjedis të frytshëm për rritjen personale dhe intelektuale të të gjithë anëtarëve tanë. Ekipi ynë i përkushtuar është këtu për t'ju ndihmuar dhe mbështetur në udhën tuaj të mësimit dhe zbulimit. Mos ngurroni të na kontaktoni për çdo pyetje apo kërkesë që keni. Bashkë, le të vazhdojmë të krijojmë një komunitet të përkushtuar ndaj dijes dhe kulturës. Faleminderit që jeni pjesë e Bibliotekës së Tetovës.
Nurije Bajrami
MIRË SE VINI NË BIBLIOTEKA TONË
Historiku i biblotekës
Tradita bibliotekare në Tetovë ka gjurmë të thella në histori në këto vise. Data e saktë se kur është themeluar biblioteka nuk dihet mirëpo, supozohet se viti 1945 është viti kur biblioteka ka filluar të punojë në kuadër të Komisariatit për arsimim popullor. Për herë të parë ka qenë e vendosur në një shtëpi të porsandërtuar të tregtarit të njohur tetovar Mato Simoski- Çenka.