Logo Loading

Blog

  • Home
  • Lajme

Vizitë zyrtare dhe marrëveshje bashkëpunimi në Bibliotekën e Tetovës

Vizitë zyrtare dhe marrëveshje bashkëpunimi në Bibliotekën e Tetovës

Sot, në IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Institutit për Krime Lufte në Kosovë, të udhëhequr nga Drejtori i Institutit, z. #Atdhe_Hetemi.
Takimi u zhvillua në prani të Drejtorit të IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, z. Binas Pajaziti , gjatë të cilit u diskutua për misionin dhe veprimtarinë kërkimore-dokumentuese të Institutit, si dhe për rëndësinë e trajtimit sistematik të krimeve të luftës si obligim moral, historik dhe juridik.
Me këtë rast, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe Institutit për Krime Lufte në Kosovë, e cila synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, kulturore dhe edukative, shkëmbimin e materialeve dokumentare, si dhe forcimin e kulturës së kujtesës dhe të së vërtetës historike.
Bibliotekat, si institucione të dijes dhe të kujtesës kolektive, kanë një rol thelbësor në ruajtjen e së vërtetës, sensibilizimin e opinionit publik dhe edukimin e brezave të rinj.
Ballafaqimi me të kaluarën dhe dokumentimi i së vërtetës mbeten parakushte të domosdoshme për drejtësi të qëndrueshme dhe paqe afatgjatë.

sqSQ