Logo Loading

Blog

  • Home
  • Lajme

Panel diskutimin kushtuar rolit të librit

Panel diskutimin kushtuar rolit të librit
IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë realizoi me sukses panel diskutimin kushtuar rolit të librit dhe leximit në formimin kulturor të qytetit , duke theksuar librin si bartës të identitetit kulturor dhe të kujtesës kolektive 📖.
Gjatë panelit u theksua rëndësia e rikthimit të kulturës së leximit te brezi i ri dhe ndikimi i saj në zhvillimin emocional , njohës dhe social , si dhe roli i familjes , shkollës dhe bibliotekës përballë sfidave të teknologjisë . U trajtua gjithashtu digjitalizimi si proces kyç në modernizimin e bibliotekave dhe shërbimeve për lexuesit.
Paneli u vlerësua si një aktivitet i suksesshëm , që forcon rolin e bibliotekës si institucion kulturor, edukativ dhe bashkëkohor në komunitet 🤍.
—————————-
Po ashtu u realizua ekspozita “Biblioteka ndër vite” e cila paraqiti zhvillimin e bibliotekës nga fillimet e saj deri në ditët e sotme.
Ajo përfshiu fotografi të vjetra dhe të reja , dokumente mbi themelimin e bibliotekës , libra të vjetër dhe të rrallë , si dhe materiale që dëshmojnë rolin e bibliotekës në edukim dhe kulturë .
Në kuadër të ekspozitës u pasqyruan gjithashtu ndryshimet teknologjike dhe shërbimet moderne , duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi rrugëtimin e bibliotekës dhe vizionin e saj për të ardhmen .
Tetovë, 18.12.2025
sqSQ