Logo Loading

Blog

  • Home
  • Events
  • ,
  • Lajme

KONFERENCA E PARË NDËRKOMBËTARE E BIBLIOTEKARISË NË TETOVË U PËRMBYLL ME SUKSES

KONFERENCA E PARË NDËRKOMBËTARE E BIBLIOTEKARISË NË TETOVË U PËRMBYLL ME SUKSES

Më 14 dhe 15 tetor 2026, Biblioteka Nacionale „Koço Racin“ – Tetovë organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Bibliotekarisë, me temën „Ura e dijes: Diversiteti, dialogu dhe inovacioni në bibliotekat bashkëkohore“.

Konferenca mblodhi profesionistë të bibliotekarisë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve nga vende të ndryshme, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira. Përmes kumtesave, diskutimeve dhe konkluzioneve, u theksua roli i bibliotekave në zhvillimin e dijes, nxitjen e kulturës së leximit, përfshirjen shoqërore dhe përshtatjen ndaj transformimeve digjitale.

Përmbyllja e kësaj konference shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit profesional dhe ndërkombëtar, si dhe në afirmimin e bibliotekës si institucion i dijes, kulturës, dialogut dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Pas përfundimit të sesioneve të ditës së dytë dhe diskutimit të konkluzioneve, për pjesëmarrësit u organizua një vizitë në Manastirin e fshatit Leshkë dhe Xhaminë e Larme në Tetovë. Kjo vizitë u mundësoi mysafirëve të njihen më nga afër me trashëgiminë e pasur kulturore, historike dhe arkitekturore të vendit tonë.

Biblioteka „Koço Racin“ – Tetovë shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë pjesëmarrësit, autorët e kumtesave, studiuesit dhe kolegët për kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre. Falënderim i veçantë i drejtohet drejtorit të institucionit, Binas Pajaziti, si dhe anëtarëve të redaksisë, mr. Milka Kotevska dhe mr. Elmedina Abdullahi, për angazhimin në realizimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi profesionale dhe kulturore.

Konferenca u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, së cilës i shprehim falënderimet tona për mbështetjen e kësaj nisme.

Me këtë konferencë, Biblioteka e Tetovës riafirmon përkushtimin e saj për zhvillimin e bibliotekarisë bashkëkohore, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të dijes ndërmjet njerëzve, institucioneve dhe kulturave.

sqSQ