Logo Loading

Blog

  • Home
  • Events
Të nderuar,
IN Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, me kënaqësi të veçantë shpall Konferencën e Parë Ndërkombëtare me temë:
“Ura e dijes: diversiteti, dialogu dhe inovacionet në bibliotekat bashkëkohore”, kushtuar roleve bashkëkohore, sfidave dhe drejtimeve zhvillimore të profesionit të bibliotekarit në shoqërinë digjitale, e cila do të mbahet më 15–16 tetor 2026.
Njëkohësisht, shpallet thirrja për dorëzimin e punimeve në kuadër të fushave tematike të konferencës. Ftojmë bibliotekarët, studiuesit dhe të gjithë profesionistët e interesuar të kontribuojnë me punimet e tyre shkencore dhe profesionale.
Më shumë informacione rreth temave, afateve dhe kushteve të pjesëmarrjes mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE
sqSQ