Logo Loading

Cart

S’ka produkte në shportë.

E ka radhen tjetri

E ka radhen tjetri

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zor se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: “Të Vërtetën apo Sfidën”, që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen radha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë - dhe bien kambanat e alarmit. Papritmas Gjimnazi Bejvju mbledh përsëri: kureshtarët, gazetarët, policinë. Sepse ka ndodhur një tjetër vdekje...
Hello Beautiful

Hello Beautiful

Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s'keni për t'i mbajtur dot lotët.
Koha qe do te doja

Koha qe do te doja

“Do t’i këmbeja të gjitha të nesërmet e mia me një të djeshme të vetme”, këndon Janis Joplin- i.”Ndoshta pikërisht kjo është koha që do të doja.” Lorencoja nuk di të dashurojë ose thjesht nuk di ta shfaqë dashurinë. Për këtë arsye gjendet përballë dy dashurive të vështira që duhet t’i fitojë, që duhet t’i rindërtojë: me një baba që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë dhe me një të dashur që ka ikur.
Kurrën e Kurrës

Kurrën e Kurrës

Çarli Uinudi dhe Sajles Nashi kanë qenë shokë të ngushtë që kur mund të ecnin dhe të dashuruar që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Mirëpo një mëngjes… ata janë krejtësisht të huaj. Puthja e parë, zënka e parë, çasti kur ranë në dashuri… çdo kujtim është zhdukur.Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
Lule përmbi ferr

Lule përmbi ferr

Mes degëve të dendura të pemëve dhe faqeve të shkëmbinjve të thepisur, poshtë, në luginën që të çon në përrua, midis pellgjeve me ujë të smeraldtë që erëmon akull, fshihet diçka. Ma thonë gjurmët e gjakut, ma thotë edhe përvoja: ka ndodhur, por mund të ndodhë prapë. Ky është vetëm fillimi. Mes këtyre maleve ka ndodhur diçka tronditëse, diçka për të cilën duhet të vë në jetë të gjitha aftësitë e mia investigative. Jam komisare policie e specializuar në profilizim dhe eci çdo ditë nëpër ferr. Arma ime më e fortë nuk është uniforma, as pistoleta që mbaj në brez, por mendja ime. E po, tani ndiej se pikërisht ajo po më tradhton. Jo nga mosha, as nga zemra, por nga një re mjegulle që më vërtitet në tru.
Mos ia thuaj askujt

Mos ia thuaj askujt

Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. Është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më: Ku vrasja e një mbretëreshe të ballos pesë vjet më parë u bë lajm kombëtar. Dhe tani ajo duhet të jetojë atje me gjyshen thuajse të panjohur, pasi e ëma shkon në rehabilitim. Malkolmi u rrit nën hijen e vdekjes së mbretëreshës së ballos. Vëllai i tij më i madh ishte i dyshuari kryesor dhe u largua me turp nga Eko Rixhi.
Pallati i endrrave
Pallati i endrrave

Pallati i endrrave

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e eposit, të cilin letërsia evropiane e quajti të rraskapitur: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij e ka përherë. ka qenë në listën e kandidatëve për çmimin "Nobel" në emër të letërsisë shqiptare, do ta kishte merituar atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm "Pallati i ëndrrave", si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të të mëdhenjve. vrasje apo mbi atë pagjumësi kolektive që Perandoria Osmane nuk mund ta tolerojë.
Sekrete të një nate vere

Sekrete të një nate vere

Një libër që të mban frymën pezull Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën. E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë. Misteret nuk kanë fund…
Shtëpia buzë liqenit
Shtëpia buzë liqenit

Shtëpia buzë liqenit

Dekada më vonë, Alisia jeton në Londër, pasi ka shijuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si shkrimtare. Kilometra larg, Sejdi Sparou, një detektive e re në forcat e policisë londineze, po qëndron për pak kohë në shtëpinë e gjyshit, në Kornuoll. Një ditë, teksa shëtit, ajo zbulon shtëpinë e vjetër të Edëvejnëve, tanimë të mbuluar nga barërat e këqija. Kjo i ngjall kureshtjen dhe i hap rrugë një sërë ngjarjeve që do të bashkojnë atë dhe Alisian e do të zbulojnë të vërteta tronditëse për një të kaluar thuajse të harruar... e njëherazi më të pranishme se kurrë.
Zjarr qe digjet ngadale

Zjarr qe digjet ngadale

Kur një i ri gjendet i vrarë në mënyrë brutale në një varkë-shtëpi në Londër, kjo ngre dyshime për tri gra që e njihnin atë.
Laura e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u gjykuar nga të tjerët. Atë e njohin si gjaknxehtë, problematike dhe të vetmuar. Madje disa e konsiderojnë edhe të rrezikshme.
Miriami është e sigurt se, vetëm se Laura është dëshmitarja e vetme që u largua nga skena e një vrasjeje të tmerrshme me gjak në rroba, nuk do të thotë se vrasësja është ajo. Përvoja e hidhur e ka mësuar se sa e lehtë është të të kapin në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
sqSQ