“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.”
(Desiderius Erasmus)
“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.”
Frank Zappa
“Leximi i librave të mirë, na zbulon mendimet që janë të fshehura në shpirtin tonë”
Sh. Pjermen
“Asnjë libër nuk është aq i keq, sa të mos mësosh asgjë prej tij”
Thënie Spanjolle
“Ka shumë njerëz në bibliotekat e të cilëve, ashtu si mbi shishet e farmacisë, mund të ngjitesh mbishkrimin: “Vetëm për përdorim të jashtëm”
A. Dode
“Një libër është i mirë kur autori aty shpreh vetëm atë që duhet dhe ashtu siç duhet”
Aristoteli
“Librat ndriçojnë shpirtin, lartësojnë, forcojnë dhe plotësojnë njeriun, zgjojnë në të aspiratat më të mira, mprehin mendjen dhe zbusin zemrën e tij”
U. Thekerej
“Për librin e mirë, duhet të jenë edhe lexuesit e mirë”
V. Hygo
“Po të më vinin te këmbët kurorat e të gjitha mbretërive të botës në vend të librave të mi dhe të dashurisë për të lexuar, un do t’i flakja të gjitha”
F. Fenelon
“Ai që nuk di të lexojë në mes të rreshtave, kurrë s’do të jetë në gjendje t’i shijojë në të vërtetë librat”
M. Shvab
“Libri ëndërron. Libri është i vetmi objekt pa shpirt, që mund të ketë ëndrra”
E. Floino
“Libri i mirë është dhuratë, është testament i autorit për gjininë njerëzore”
A. Edison
“Edhe libri është si fëmija, do kohën e vet për të lindur. Të gjithë librat e shkruar shpejt, brenda disa javëve, me bëjnë të mendoj keq për autorët e tyre. Një grua e ndershme dhe e shëndoshë, nuk i nxjerr në dritë fëmijët para nëntë muajve”
H. Hajne
“Sa e madhe ishte habia kur ndjeja se pothuajse çdo libër, sikur hap para meje dritaren në një bote të re; të paparë; e cila me rrëfen për njerëzit, për ndjenjat dhe mendimet, marrëdheniet që unë nuk i kisha parë dhe nuk i dija”
M. Gorki
“Leximi i librave është si një bisedë me njerëzit e ndershëm të shekujve të kaluar… të cilët na japin mendimet e tyre më të mira”
R. Dekart
“Njeriun mund ta njohësh sipas librave që lexon”
S. Smajls
“Nëse lexojmë një libër të vjetër, është njëlloj sikurse të lexonim gjithë kohën prej ditës kur libri është shkruar”
L. Borhes
“Sa më tepër që kam lexuar, aq më tepër librat më kanë bashkuar me botën dhe aq më të qartë e më të rëndesishme ma kanë bërë jetën”
M. Gorki
“Sa më shumë që të lexosh, aq më pak do të imitosh”
Zh. Renar
“Të jesh në mes librave është njesoj njësoj sikur të jesh në mes njerëzve, mund të biesh në shoqëri të mirë ose në shoqëri të keqe”
Helvecius
“Të lexosh gjithcka nuk është aspak e nevojshme. Duhen lexuar vetëm ata që u përgjigjen kërkesave që kanë lindur në shpirtin tënd”
L. Tolstoi
“Un jam pjesë e çdo gjëje që kam përjetuar në jetë, pjesë edhe e asaj që kam lexuar”
A. Tenison
“Të lexosh pa u menduar, është njësoj si të hash pa e tretut”
E. Bork
“Për të shkruar një libër të mirë, duhet vetëm të rrokësh penën, ta lyesh me boje dhe të derdhësh shpirtin në letër”
K. Berne
“Njeriun mund ta njohësh, sipas librave që lexon”
S. Smajlls
“Libri i mire është ashtu sic shoqëria e mirë, edukon e fisnikëron ndjenjat dhe doket”
N. Pigorov
“Libri ëndërron! Libri është i vetmi objekt pa shpirt, që mund të ketë ëndrra”
E. Floino
“Librat mbledhin margaritarët e mendimit njerëzor dhe ua japin njerëzve. Ne (njerëzit) kthehemi në një grusht hi, kurse librat ngelin ashtu si monumentet prej guri e metali ruhen ndër shekuj”
Ajbek
“Librat janë testamenti i një brezi, për brezin tjetër; këshilla e plakut që po vdes, për të riun që po nis të jetojë; urdhëri që po jep roja i cili po len detyrën, për rojën që po i zë vendin”
A. Hercen
“Dy zbulimet më të mëdha të njerëzimit janë: shtypshkronja që ndihmon përhapjen e librave dhe televizioni që e shkëput njeriun nga leximi”
Zh. Elgozi
“Kur je i lumtur, libri të zbukuron; kur je i mjerë, të ngushëllon”
Thënie Ruse
“Kur lexon për herë të parë një libër të mirë, sikur ke ftuar një mik të madh të shpirtit ; po t’a rilexosh, sikur je takuar përsëri me mikun e vjetër; kur mbaron së lexuari, sikur ndahesh prej mikut, me të cilin nuk e di nëse do të takohesh përsëri”
Thënie Kineze
“Kur lexojmë një libër, ndjenja e së vërtetës na thotë: “Kjo është një gënjeshtër”! sa herë që ndeshim dicka të padrejtë. Në rast se kjo ndjenjë flet shumë shpesh dhe u flet të gjithëve, do të thotë se ai libër nuk e nuk do të ketë asnjë vlerë. E fshehta e suksesit të përhershëm është në vështirësi”
O.De Balzak
“Kur leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjallë ndjenja fisnike dhe burrërore, mos kërkoni arsye të tjera për të cmuar atë vepër, ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër”
Zh. La Bryjer
“Disa i cmojnë librat nga vëllimi, sikur të jenë të shkruar për të ushtruar krahët dhe jo mendjen”
B.Grasian
“Biblioteka publike është një tryezë e shtruar e ideve, ku cdo njeri është ftuar dhe gjenë atë ushqim që kërkon; ajo është një magazinë rezervash, ku disa njerëz kanë vënë mendimet dhe zbulimet e tyre, të tjerët i bëjnë të dobishme për vete”
A.Hercen
“Librat që bota i cilëson imoral, janë librat që i tregojnë botës turpin e saj”
Oscar Wilde
“Në një libër të mirë, pjesa më e bukur është ajo në mes rreshtash”
Proverbë Suedeze
“Një libër i mirë, nuk ka fund”
R.D. Cumming
“Nuk mund të fle, nëse nuk jam i rrethuar nga libra”
Jorge Luis Borges
“Leximi – ja, ky është mësimi më i mirë. Të shkosh pas gjurmëve të mendimit të një njeriut të madh – kjo është shkenca më e dobishme”
A. Pushkini
“Ashtu si ata që hanë shumë nuk janë më të shëndetshëm, se ata që hanë vetëm atë që është e nevojshme, ashtu edhe dijetarë të vërtetë janë jo ata që lexojnë shumë, por ata që lexojnë atë që është e nevojshme”
Aristoteli
“Librat, janë si miqtë, duhet të jenë të mirë por pak”
J.Strindberger
“Librat, janë fëmijë të heshtjes”
M.Prusti
“Librat nuk janë mobilje, por asgjë më e mirë se ato nuk e mobilon shtëpinë”
H.Besheri
“Leximi e bën njeriun të qartë, biseda e bën të shkathët nga goja dhe të shkruarit e bën të përpiktë”
F.Bekon
“Jeta ime është kërkimi i diturisë. Libra, gjithnjë libra.”
N.Ostrovski
“Kam tetëdhjetë vjet që lexoj, dhe akoma nuk u mësova të lexoj “
Gëte
“Leximi për trurin, është si ushtrimi për trupin”
A.Stal
“Asnjë libër nuk është aq i keq, sa që të mos mësosh dicka prej tij”
Thënie Spanjolle
“Vetëm ai që nuk lexon asgjë, nuk mendon asgjë”
D.Didro
“Atje ku digjen librat, në fund digjen dhe njerëzit”
H.Haine
“Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin!”
Volteri
“Një libër i papërfunduar, është si një dashuri e papërfunduar”
David Mitchell
“Miku im më i mirë është ai që më dhuron një libër të cilin nuk e kam lexuar”
Abraham Lincoln
“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”
Marcus Tullius Cicero
“Librat pasojnë moralin, nuk i pason morali librat!”
Theophile Gautier
“Dikur njerëzit çmendeshin duke lexuar libra, tani çmenden para pasqyrës”
Hegel
Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues!
Harry Truman
“Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, kurse në dorën e majtë librin!”
Sami Frashëri
“Leximi i librave të mire, është një lloj bisede me shpirtrat më të mirë të shekujve të shkuar”
Kartezi
“Librat kanë të njëjtën armiq si njeriu:zjarrin, lagështinë, kohën dhe vetë përmbajtjen e tyre”
Pol Valeri
“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”
Jorge Luis Borges
“Universiteti më i mirë është koleksioni i librave.”
Thomas Carlyle
“Nëse lexon vetëm librat që të gjithë lexojnë, do të mendosh vetëm atë çka të gjithë e mendojnë.”
Haruki Murakami
“Librat shërbejnë t’i tregojnë njeriut se këto mendime origjinale të tijat nuk janë assesi aq të reja..”
Abraham Lincoln
“Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndyn gjithë librin!”
Sami Frashëri
“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”
Jorge Luis Borges
“Librat janë një magji unike, që mund ta marrësh përherë me vete”
Stephen King
“Vazhdoni lexoni, është një prej aventurave më të mrekullueshme që mund të ketë njeriu në jetë”
Lloyd Alexander
“Një dhomë pa libra, është një trup pa shpirt”
Ciceroni
“Një orë e kaluar duke lexuar, është një orë e vjedhur parajsës”
Thomas Wharton
“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.”
Desideriues Erasmus
“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.”
Orhan Pamuk
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet.”
Cicero
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh.”
Joseph Brodsk
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.”
Mark Twain
“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.”
Toni Morrison
“Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit”.
Benxhamin Dizrael
“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë”.
Albert Ajnshtajn
“Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni”.
Mark Twain
“Jeto sikur do të vdesësh nesër; mëso sikur do të jetosh përgjithmonë”.
Mahatma Gandhi
“Njerëzit pa moral shpesh e konsiderojnë veten më të lirë, por shumica prej tyre nuk kanë aftësinë për të ndjerë apo dashuruar”.
Charles Bukowski
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve”.
Ellen DeGeneres