Logo Loading

Blog

  • Home
  • Events

Takimi i parë i projektit “Klubi i lexuesve”

Takimi i parë i projektit “Klubi i lexuesve”
Në kuadër të projektit “Klubi i lexuesve” IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë në hapësirat e Aleancës Franceze në Tetovë, realizoi takimin e parë me anëtarët e klubit. Këtë vit, pjesë të klubit do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, me qëllim të nxitjes së të rinjëve për të lexuar dhe për të qenë më afër librit. Takimi i parë kaloi në një atmosferë tejet interesante, ku nxënësit fillimisht u njoftuan mes tyre, dhanë ide për realizimin e takimeve në vijim dhe sigurisht përcaktuan tituj librash që do të diskutohen. Komedia “Tartufi” nga Molieri dhe “Novelat” e Cvajgut janë dy veprat që do të diskutohen në takimin e radhës, takim ky që do të jetë më 22 prill 2024.
Faleminderim të veçantë për prof. Mimoza Ceka e cila dha përkrahjen e parezervë në realizimin e këtij projekti dhe sigurisht nxënësve të mrekullueshëm që u bënë pjesë e këtij klubi. Takohemi përsëri më 22 prill. Të gjithë ju që nuk patët mundësi të jeni prezent kësaj radhe, Biblioteka ju mirëpret në takimet tjera! Biblioteka e Tetovës dhe Aleanca Franceze hapën dyert e bashkëpunimit për ju të dashur lexues. Diskutime për vepra të ndryshme, nxitje për të lexuar e mbi të gjitha argëtim ju ofron klubi! Jeni të mirëseardhur!
sqSQ