Куќата покрај езерото
Dekada më vonë, Alisia jeton në Londër, pasi ka shijuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si shkrimtare. Kilometra larg, Sejdi Sparou, një detektive e re në forcat e policisë londineze, po qëndron për pak kohë në shtëpinë e gjyshit, në Kornuoll.
Një ditë, teksa shëtit, ajo zbulon shtëpinë e vjetër të Edëvejnëve, tanimë të mbuluar nga barërat e këqija. Kjo i ngjall kureshtjen dhe i hap rrugë një sërë ngjarjeve që do të bashkojnë atë dhe Alisian e do të zbulojnë të vërteta tronditëse për një të kaluar thuajse të harruar... e njëherazi më të pranishme se kurrë.