Logo Loading

Blog

  • Home
  • Events

Aktivitetet për vitin 2023 – Tetor– Dhjetor

Aktivitetet për vitin 2023 – Tetor– Dhjetor

14 tetor

IN BIblioteka “Koço Racin”- Tetovë realizoi fazën e dytë të projektit “ Lexojmë për shpirtin tone”

19 tetor

Në hapësirat e bibliotekës pranë SHMM “Nikolla Shtejn” – Tetovë u realizua faza e dytë e projektit “Kriza e të lexuarit”

25 tetor

Në Tetor- muajin e librit realizuam fazën e dytë të projektit “Klubi I lexuesve-pensionistë”, finansuar nga Ministria e Kulturës.

18 tetor

Në bashkëpunim me ShF ” Lirija” – Tetovë realizuam fazën përfundimtare të projektit ” Dua babi të më lexojë”

Nxitja, inkurаjimi i leximit dhe krijimi i dashurisë ndaj librit padyshim që është detyrë e prindërve. Hapi i parë për të pasur femijë apasionues ndaj leximit është duke qenë shembull për ta. Pasi është normale që femijët t’i imitojnë prindërit e tyre në çdo sferë të jetës.

22 dhejtor

Më 22.12.2023 në hapësirat e IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë janë shpallur lexuesit më të mirë për vitin 2023. Është nder dhe kënaqësi e çdo Biblioteke të ketë lexues të tillë, dashamirë të fjalës së shkruar. Fotot flasin për besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin mes lexuesve dhe punonjësve të bibliotekës!

26 dhjetor

Në bashkëpunim me nxënësit e SHFK “Eqrem Çabej” nga fshati Neproshten realizuam projektin “Të njohim bibliotekën”. Nxënësit i njoftuam me rolin dhe rëndësinë e Bibliotekës në zhvillimin edukativ dhe kulturor të fëmijëve dhe bashkë me to lexuam poezi dhe shpërndamë dhurata modeste.

27 dhjetore

Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë realizoi projektin e fundit për këtë vit të financuar nga Ministria për Kulturë. Sot kishim rastin të debatojmë, të lexojmë prozë e poezi dhe të këmbejmë ide dhe mendime me disa nga autorët tanë të vendlindjes.

sqSQ