Logo Loading

Cart

S’ka produkte në shportë.

ROMANCË

Kurrën e Kurrës

Kurrën e Kurrës

Çarli Uinudi dhe Sajles Nashi kanë qenë shokë të ngushtë që kur mund të ecnin dhe të dashuruar që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Mirëpo një mëngjes… ata janë krejtësisht të huaj. Puthja e parë, zënka e parë, çasti kur ranë në dashuri… çdo kujtim është zhdukur.Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
Shtëpia buzë liqenit
Shtëpia buzë liqenit

Shtëpia buzë liqenit

Dekada më vonë, Alisia jeton në Londër, pasi ka shijuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si shkrimtare. Kilometra larg, Sejdi Sparou, një detektive e re në forcat e policisë londineze, po qëndron për pak kohë në shtëpinë e gjyshit, në Kornuoll. Një ditë, teksa shëtit, ajo zbulon shtëpinë e vjetër të Edëvejnëve, tanimë të mbuluar nga barërat e këqija. Kjo i ngjall kureshtjen dhe i hap rrugë një sërë ngjarjeve që do të bashkojnë atë dhe Alisian e do të zbulojnë të vërteta tronditëse për një të kaluar thuajse të harruar... e njëherazi më të pranishme se kurrë.
sqSQ