Logo Loading

Cart

S’ka produkte në shportë.

Të pa kategorizuara

E ka radhen tjetri

E ka radhen tjetri

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zor se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: “Të Vërtetën apo Sfidën”, që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen radha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë - dhe bien kambanat e alarmit. Papritmas Gjimnazi Bejvju mbledh përsëri: kureshtarët, gazetarët, policinë. Sepse ka ndodhur një tjetër vdekje...
Mos ia thuaj askujt

Mos ia thuaj askujt

Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. Është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më: Ku vrasja e një mbretëreshe të ballos pesë vjet më parë u bë lajm kombëtar. Dhe tani ajo duhet të jetojë atje me gjyshen thuajse të panjohur, pasi e ëma shkon në rehabilitim. Malkolmi u rrit nën hijen e vdekjes së mbretëreshës së ballos. Vëllai i tij më i madh ishte i dyshuari kryesor dhe u largua me turp nga Eko Rixhi.
Zjarr qe digjet ngadale

Zjarr qe digjet ngadale

Kur një i ri gjendet i vrarë në mënyrë brutale në një varkë-shtëpi në Londër, kjo ngre dyshime për tri gra që e njihnin atë.
Laura e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u gjykuar nga të tjerët. Atë e njohin si gjaknxehtë, problematike dhe të vetmuar. Madje disa e konsiderojnë edhe të rrezikshme.
Miriami është e sigurt se, vetëm se Laura është dëshmitarja e vetme që u largua nga skena e një vrasjeje të tmerrshme me gjak në rroba, nuk do të thotë se vrasësja është ajo. Përvoja e hidhur e ka mësuar se sa e lehtë është të të kapin në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
sqSQ