Bazuar në nenin 76-a paragrafi 1 dhe 2 rreshtat 5 dhe 6, nenin 76-gj, nenin 76-e, nenin 77-a paragrafi 1, 2 dhe 5, nenin 77-b, nenin 77-v paragrafi 1, nenin 77-g, nenin 77-d, nenin 77-gj të Ligjit për Kulturën (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 66/03, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16, 11/18 dhe 11/18), nenin 20-g të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RSM-së” nr. 143/19 dhe 14/20), nenet 22 dhe 23 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 167/15, 27/16, 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21 dhe 111/23), Rregullores për elementët e detyrueshëm të shpalljes publike për plotësimin e vendeve të punës në sektorin publik nëpërmjet punësimit dhe Aplikacionit për punësim, si dhe formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të personave që kanë dhënë të dhëna të rreme gjatë punësimit në sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 34/15), Pëlqimet nga Ministria e Financave nr. 19-7907/2 të datës 22.05.2025 dhe 19-7567/2 të datës 17.07.2025 dhe Pëlqimi për mjete të siguruara financiare nr. 40-6772/3 të datës 22.07.2025 dhe 40-1199/10 të datës 17.07.2025, Institucioni Nacional – Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë shpall:
SH P A L L J E P U B L I K E NR. 01/2025
për punësim me kohë të pacaktuar të 8 (tetë) personave ofrues të shërbimeve në kulturë dhe 1 (një) person staf ndihmës-teknik
Institucioni Nacional – Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë shpall shpallje publike për punësim të 8 (tetë) personave ofrues të shërbimeve në kulturë në pozitat si më poshtë:
1.KUL 03 04 D03 001 – Bibliotekar (5 ekzekutues)
Kushtet e përgjithshme:
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të jetë i rritur (mbi 18 vjeç);
Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
Të mos ketë dënim të formës së prerë që ndalon ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo funksionit.
Kushtet e veçanta:
Të ketë të përfunduara të paktën 240 kredi sipas ECTS ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 – Shkenca për Letërsi, Bibliotekari;
Përvojë pune: një (1) vit përvojë pune në profesion.
Orari i punës: 40 orë në javë, prej 08:00 – 16:00
Paga neto: 51.359,00 denarë
2. KUL 03 04 Gj02 005 – Ndihmës bibliotekar (2 ekzekutues)
Kushtet e përgjithshme:
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të jetë i rritur (mbi 18 vjeç);
Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
Të mos ketë dënim të formës së prerë që ndalon ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo funksionit.
Kushtet e veçanta:
Arsim i lartë i ciklit të parë me të paktën 180 ECTS ose shkollë e mesme e përfunduar;
Pa përvojë pune.
Orari i punës: 40 orë në javë, prej 08:00 – 16:00
Paga neto: 40.033,00 denarë
3. KUL 03 04 G03 002 – Bashkëpunëtor për veprimtari letrare (1 ekzekutues)
Kushtet e përgjithshme:
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të jetë i rritur (mbi 18 vjeç);
Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
Të mos ketë dënim të formës së prerë që ndalon ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo funksionit.
Kushtet e veçanta:
Të ketë përfunduar të paktën 240 kredi sipas ECTS ose shkallë VII/1, ose shkollë të mesme të përfunduar;
Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune.
Orari i punës: 40 orë në javë, prej 08:00 – 16:00
Paga neto: 43.724,00 denarë
Staf ndihmës-teknik
1. Pastrues – KUL 04 01 B03 001
Kushtet e përgjithshme:
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të jetë i rritur (mbi 18 vjeç);
Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
Të mos ketë dënim të formës së prerë që ndalon ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo funksionit.
Kushtet e veçanta:
Të ketë përfunduar arsimin fillor;
Me ose pa përvojë pune.
Orari i punës: 40 orë në javë, prej 07:00 – 15:00
Paga neto: 30.274,00 denarë
Aplikimi për punësim bëhet nëpërmjet plotësimit të aplikacionit dhe dorëzimit të dokumenteve dëshmuese që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të shpalljes.
Aplikacionin mund ta tërheqin në Institucionin Kombëtar Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë. Së bashku me aplikacionin duhet të dorëzohen në origjinal ose të noterizuara:
Vërtetim për shtetësi;
Vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore;
Dëshmi se nuk ka ndalim për ushtrim profesioni/veprimtarie/funksioni;
Dëshmi për përfundimin e arsimit;
Dëshmi për përvojë pune (nëse kërkohet).
Afati për aplikim: 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.
Përzgjedhja: bëhet në dy faza – selektim administrativ për verifikimin e dokumenteve dhe intervistë. Vetëm kandidatët që kalojnë fazën administrative do të ftohen në intervistë.
Aplikacionet e dorëzuara me vonesë apo të paplota nuk do të shqyrtohen.
Aplikacioni mund të dorëzohet:
Drejtpërdrejt në arkivin e Bibliotekës “Koço Racin” – Tetovë deri në orën 15:00 të ditës së fundit, ose
Me postë në zarf të mbyllur me shënimin “për shpallje” në adresën: Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, bul. Marshall Tito pn, 1200 Tetovë,
Republika e Maqedonisë së Veriut
Tetovë, 25.07.2025 Drejtor: Binas Pajaziti