Logo Loading

Blog

  • Home
  • Lajme

Promovimi i librit “Gjuha e gjarprit” me autor Arflet Selmani

Promovimi i librit “Gjuha e gjarprit” me autor Arflet Selmani
Disa momente shkëputur nga promovimi i librit “Gjuha e gjarprit” me autor Arflet Selmani
Në një sallë të mbushur plot, mysafirët shuan kurreshtjen rreth librit që promovohej duke degjuar vlerësimet, analizat cilësore të panelistëve të ftuar.
Pjesë të shkëputura nga letra përshendetëse e redaktorit
Si redaktor i librit e ndieja si një detyrim moral, por edhe si kënaqësi të isha në promovimin e këtij romani të parë të shkrimtarit Arflet Selmani, që është një hap i rëndësishëm i tij në fushën e prozës së gjatë. Romani “Gjuha e gjarprit”, trajton një temë të rëndësishme, përherë e mprehtë dhe aktuale për ne shqiptarët, atë të ruajtjes së identitetit kombëtar, veçanërisht në kushtet e reja historike e të komplikuara të situatës në Ballkan. Siç kam shkruar në parathënien e librit, identiteti kombëtar është një diamant me shumë reflekse. E nëqoftëse nuk ruhen të gjitha reflekset e tij, diamanti e humbet shkëlqimin dhe vlerën e vet, kthehet në një xham që reflekton më shumë dritën e të tjerëve se rrezatimin e vet.Sigurisht, gjatë këtij promovimi, oratorë të tjerë, specialistë, kritikë, shkrimtarë e artistë dashamirës, do të analizojnë e do të venë në dukje vlerat dhe arritjet e autorit Arflet Selmani, nëpërmjet këtij romani. Prandaj nuk më takon mua të zgjatem.Urimet më të mira autorit Arflet Selmani, suksese të pareshtura në krijimtarinë e tij, me shpresën që do të jem i pranishëm në ndonjë promovim tjetër këtu në Itali, jo vetëm të romanit “Gjuha e gjarprit”, por edhe të veprave të tij të ardhshme.
Përzemërsisht
Ndue Lazri
Gazetar, Itali
sqSQ