Sot në Bibliotekën e Tetovës u ndanë shpërblimet për fituesit e garave komunale “Bibliotekarët e rinj”.
Nxënësja Enola Alimi nga SHFK “Naim Frashëri” – Tetovë mori vendin e parë dhe më 21.05.2024 do të përfaqësojë bibliotekën tonë në garat republikane të organizuara nga Shoqata e Bibliotekarëve të RMV-së, në Bibliotekën “Tane Georgiveski” – Kumanovë
Nxënësve që fituan tri vendet e para Biblioteka u ndau diploma dhe vauçer si dhurata.
Faleminderim edhe për LiteraAcademy që fituesve të ketyre garave u dhuroi dhurata simbolike.
Projekti është financiarisht i mbështetur nga Ministria e Kulturës së RMV-së