Logo Loading

Blog

  • Home
  • Lajme

Konferenca ndërkombëtare “Cobiss 2024”

Konferenca ndërkombëtare “Cobiss 2024”
Më 23 dhe 24 tetor u mbajt Konferenca ndërkombëtare “Cobiss 2024” organizuar nga Instituti i Shkencave të Informacionit (IZUM) në Maribor (Slloveni), nën moton “Të punojmë së bashku për të ndërtuar besim dhe zhvillim në shkencë”
Në konferencë referuan ekspertë të njohur nga vendet anëtare në platformën “Cobiss.net” dhe nga qendra e institucione ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit, përfaqësues të bibliotekave të rajonit dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore të Sllovenisë.
Në këtë konferencë morën pjesë mbi 200 pjesmarrës ndërsa IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë e përfaqësoi këshilltarja e bibliotekës @Elizabeta Trpceska Petrushevska me temën: A janë të përgatitura bibliotekat në Maqedoni për aplikimin e inteligjencës artificiale (AI)?
Kjo ishte konferenca e 24-të “Cobiss”, ku referuesit adresuan çështje aktuale dhe prezantuan tema bashkëkohore lidhur me mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në platformat digjitale që zbatojnë bibliotekat në shërbimet e tyre ndaj përdoruesve, diskutime mbi aksesin e shërbimeve për grupet me aftësi të kufizuar, prezantimin dhe promovimin e shërbimeve të reja “Cobiss Lib”, “Cobiss Cat” dhe “Cobiss+”.
A janë të përgatitura bibliotekat në Maqedoni për aplikimin e inteligjencës artificiale (AI)?
Inteligjenca artificiale (AI) është një nga tendencat e reja në biblioteka dhe luan një rol të rëndësishëm në transformimin e bibliotekave publike në vende dinamike që, përveç funksionit të tyre parësor të huazimit të librave, do të krijojnë dhe ofrojnë njëkohësisht akses në informacionin dighital, duke rezultuar në një transformim të bibliotekave në qendra dighitale. Proceset e bibliotekës që bazohen në futjen e të dhënave, si dhe detyrat ose procedurat që janë të përsëritura, mund të automatizohen plotësisht. Për shembull, ekziston mundësia për aplikimin e inteligjencës artificiale në proceset e bibliotekës si katalogimi, shërbimet e referencës, sistemet e kërkimit dhe rikthimit, etj. Një pyetje e pashmangshme që lind është nëse dhe në çfarë mase janë bibliotekat dhe bibliotekarët të përgatitur për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të ofruara nga inteligjenca artificiale. Bibliotekat në Maqedoni e pranuan sfidën e ndryshimit dhe më shumë se tridhjetë vjet më parë filluan procesin e automatizimit të funksionimit të bibliotekave, dhe tash e sa vite punojnë në digjitalizimin e materialeve bibliotekare. A janë gati bibliotekat që të ndërmarrin hapin e radhës dhe të mundësojnë aplikimin e inteligjencës artificiale në biblioteka, në radhë të parë për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e përdoruesve të tyre? Cili do të jetë roli dhe rëndësia e bibliotekarit në zbatimin e mundësive që ofron IA?
sqSQ