Logo Loading

Blog

Flaka e Janarit

“Flaka e Janarit” ky manifestim kulturor multidimensional që nderon martirët e kombit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla e që në forma të ndryshme kulturore e artistike organizohet në vende të ndryshme, për herë të parë, në organizim të IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, u shënua edhe në Tetovë.

Në një ambient të këndshëm në hapësirat e Qendrës për Kulturë në Tetovë, në praninë e shumë profesorëve, intelektualëve dhe artdashësve tetovarë, ky manifesfim shpalosi pjesë nga veprimtaria artistike e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, i cili krahas veprimtarisë në çështjen kombëtare e mori pendën dhe e zbrazi shpirtin e tij në letër, duke lënë gjurmë kështu në letërsinë shqiptare.

Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e Bibliotekës së Tetovës znj. Nurije Bajrami ku mes të tjerash theksoi rëndësinë e këtij manifestimi si dhe mundësinë për t’u shndërruar në një manifestim tradicional e me organizim më madhështor në të ardhmen ku do të mund të bashkëveprojnë edhe institucione të tjera bashkë me bibliotekën.

Ua kemi borxh tetovarëve, ja kemi borxh Tetovës universitare me mbi 20 mijë studentë.

znj. Nurije Bajrami

Nxënëset Anida Ademi, Flaka Hoda dhe Vlera Hajrullai sollën pjesë të shkëputura nga veprimtaria e Jusuf Gërvallës. Faleminderim i veçantë për prof. Ejup Ajdini, prof. Daim Iljazi, zëvendësministren Vjollcë Berisha dhe posaçërisht prof. Miftar Memeti, që kësaj mbrëmjeje ia shtoi ëmbëlsinë me kitarën e tij dhe një këngë të Jusuf Gërvallës.

Kjo mbrëmje, përmes vargjeve të lexuara edhe nga shumë të pranishëm, kujtoi heroizmin, shpirtin poetik dhe atdhedashurinë e martirëve të kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqSQ