Logo Loading

Blog

  • Home
  • Lajme

Faza e fundit e projektit “Klubi i lexuesve”, iu kushtua portretit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Faza e fundit e projektit “Klubi i lexuesve”, iu kushtua portretit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Bibliotekat, kanë për qëllim nxitjen e leximit te të gjitha grupmoshat, andaj faza e fundit e projektit “Klubi i lexuesve”, iu kushtua portretit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Në këtë takim, nxënësit bashkëbiseduan dhe debatuan për shumë tema, mikëpritja shqiptare, karakteri i pathyeshëm i plakës Nicë dhe nga ana tjetër ironia dhe përpjekjet e dëshpëruara të gjeneralit për të mbledhur trupat e pajetë të ushtarëve të tij.
Padyshim që, lufta lë pas vetëm dhimbje, vuajtje dhe jetë të humbura.
Diskutimi ishte shumë cilësor dhe spontan andaj të gjithë premtuan se do vazhdojnë të jenë pjesë e klubit të librit
Teatri i Tetovës faleminderit që gjithmonë përkrahni aktivitetet e bibliotekës!
sqSQ