Logo Loading

Blog

Burime të ndryshme të nxënies

Burime të ndryshme të nxënies
Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin”- Tetovë në kuadër të projektit “Burime të ndryshme të nxënies”, projekt ky i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV-së, sot mirëpriti nxënësit nga Shkolla Fillore “Liria”- Tetovë të cilët realizuan punëtorinë e këtij projekti.
 
Muaji Tetor është festë kombëtare e librit dhe njihet si Tetori I Librit. Andaj, ky institucion realizon aktivitete të ndryshme gjithmonë që në plan të parë kanë librin dhe dashurinë për të lexuar.
Ky projekt kishte për qëllim të dëshmojë që fëmijët kanë resurse të ndryshme për të përfituar njohuri dhe shkathtësi. Përmes aktiviteteve të ndryshme ata përveçse fitojnë shprehinë për të gjurmuar njëherit zhvillojnë edhe aftësinë dhe dëshirën për të bashkëpunuar dhe për të punuar në grup.
 
Sot kishim kënaqësinë që në mesin tonë të kemi këta nxënës që me aktivitetet që realizuan në punëtorinë, para nesh të eksplorojnë dhe shpalosin njohuritë e tyre.
Faleminderit Alenacës Franceze për mikpritjen dhe sigurisht arsimtares Mimoza Ceka për angazhimin e saj.
sqSQ