Biblioteka me sukses realizon projektin “Rekomando një libër” në formë audio. Qëllimi i kësaj sfide ishte nxitja e leximit përmes rekomandimit te nje libri.Leximi është forca që njeriun mund ta bëj të urtë, ta frymëzoj dhe ti zgjeroj horizontet e tij.
Librat e sugjeruar ofrojnë mundësi dhe perspektiva të padiskutueshme
Kur një libër na rekomandohet nga dikush kjo na ben të prirur për ta lexuar
Gjithashtu kontribuojnë në ndërtimin e lidhjeve dhe komunikimit me të tjerët.
Gjatë prezentimit të sotëm të pranishmit patën rastin që të dëgjojnë rekomandimet e dërguara nga lexuesit apasionant, të inçizuara në formë audio duke ruajtur plotësisht origjinalitetin e tyre.
Njëkohësisht takimi u shoqërua me një debat lidhur me preferencat dhe shijet e ndryshme për librat.
Në fund kolorit këtij eventi i shtoi nxënësi Jon Adili me një pikë muzikore me
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë sfidë u shpërblyen me dhurata. Shpresojmë të kemi bashkëpunime edhe më të mira në të ardhmen!