Qasje në aplikacionin Biblioteka ime
Ekziston mundësia që on-line të bëni verifikim të librave që keni huazuar nga biblioteka si dhe për periudhën e skadimit të afatit të regjistrimit tuaj ose afatit të librave të huazuara.
Mënyra është si vijon:
- Hyni në linku https://plus.mk.cobiss.net/opac7/user/login мојата библиотека.
- Vendosni emrin e Bibliotekës ku jeni të regjistruar duke zgjedhur nga menyja (Библиотека “Кочо Рацин”, Тетово (40148, KRTE) ose në hapësirën e shprazur lartë e vendosni akronimin e Bibliotekës (40148 ).
- Vendosni numrin tuaj të librezës së anëtarësimit në formën që është shkruar me kodin e ngjitur në librezën Tuaj të anëtarësimit (p.sh. 0103000)
- Gjatë hyrjes së parë, në hapësirën лозинка shkruani tetovo, pastaj duhet të bëni ndryshim të fjalëkalimit (lozinka) që duhet ta dini vetëm Ju.
- Klikoni në fushën влези dhe hyni në Вашата библиотека.
- Në këndin lartë djathtas janë të dhënat e Juaja si dhe data deri kur ju vlen regjistrimi.
- Nëse klikoni në зајмување и резервации do të merrni informacione për librat që keni huazuar nga Biblioteka si dhe të dhënat e datës së huazimit dhe datës kur duhet t’i ktheni librat në Bibliotekë.
- Me klikimin në долгови и ограничувања merrni informacione për borxhet e Juaja ndaj Bibliotekës.
- Me ndryshimin e fjalëkalimit (paswordit) (менување лозинка) e ndryshoni fjalëkalimin tuaj aktual me një të ri.
- Në informatorin elektronik do të merrni informacion cilin lloj të informatorit elektronik doni ta merrni. Nga ana e Bibliotekës u është dhënë mundësia që të keni qasje me të gjitha informatorët elektronik të cilat i ofron Biblioteka. Nëse doni që të shlyeni ndonjë prej tyre këtë mund ta bëni duke klikuar në katrorin me shenjë të gjelbërt, duke fituar katrorë të shprazur dhe pastaj klikoni në banerin смени поставувања për ta ruajtur ndryshimin që keni bërë.