
Me 17.05.2024 në hapësirat e SHFK “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” f. Poroj u mbajtën garat e dyta komunale “ Bibliotekarët e rinj” organizuar nga IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë.

Në gara morën pjesë 36 nxënës dhe 12 mentorë nga shkollat fillore të Tetovës, Tearcës, Bërvenicës dhe Bogovinës të cilët ndjekin mësim në gjuhën shqipe dhe maqedone.

Pyetësori përbëhej nga 20 pyetje disa prej të cilave ishin me (rrethim) të përgjigjes së saktë, disa me plotësim të të dhënave dhe disa me përshkrim të pyetjeve të dhëna.

Pyetësori ishte i dorrëzuar me shifër, ndërsa kohëzgjatja e testimit ishte 90 min.


Pas mbarimit të testimit, komisioni i përbërë nga Sabija Mustafa, Besime Adili, Biljanka Matovska, bëri kontrollim të pyetësorëve dhe i mori këto rezultate:

VENDI I PARË – Enola Alimi – SHFK “ Naim Frashëri”- Tetovë, mentor Minevere Baftiari- Neziri, bibliotekiste Gjulfere Murati (84/100 poena)

VENDI I DYTË – Ajla Selmani Sh.f “Liria”-Tetovë

VENDI I TRETË – Eda Bekteshi Sh.f. “Bratstvo Migjeni” – Tetovë

VENDI I TRETË- Jana Stojanovska Sh.f. “Goce Dellçev” – Stençe