Logo Loading

Cart

No products in the cart.

Triller

Lule përmbi ferr

Lule përmbi ferr

Mes degëve të dendura të pemëve dhe faqeve të shkëmbinjve të thepisur, poshtë, në luginën që të çon në përrua, midis pellgjeve me ujë të smeraldtë që erëmon akull, fshihet diçka. Ma thonë gjurmët e gjakut, ma thotë edhe përvoja: ka ndodhur, por mund të ndodhë prapë. Ky është vetëm fillimi. Mes këtyre maleve ka ndodhur diçka tronditëse, diçka për të cilën duhet të vë në jetë të gjitha aftësitë e mia investigative. Jam komisare policie e specializuar në profilizim dhe eci çdo ditë nëpër ferr. Arma ime më e fortë nuk është uniforma, as pistoleta që mbaj në brez, por mendja ime. E po, tani ndiej se pikërisht ajo po më tradhton. Jo nga mosha, as nga zemra, por nga një re mjegulle që më vërtitet në tru.
Sekrete të një nate vere

Sekrete të një nate vere

Një libër që të mban frymën pezull Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën. E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë. Misteret nuk kanë fund…
en_USEN