Logo Loading

Cart

No products in the cart.

World literature

Hello Beautiful

Hello Beautiful

Kjo sagë e mrekullueshme familjare është një prej atyre romaneve të rralla, ku personazhet e veçanta janë dhënë në mënyrë të shkëlqyer, ngjan sikur janë shokët e tu të ngushtë dhe ti ndihesh mirënjohës që je në orbitën e tyre. Rrëfimi të shtyn ta marrësh aq shtruar leximin, sa do të doje që libri të mos mbaronte. Në fund, ama, s'keni për t'i mbajtur dot lotët.
Koha qe do te doja

Koha qe do te doja

“Do t’i këmbeja të gjitha të nesërmet e mia me një të djeshme të vetme”, këndon Janis Joplin- i.”Ndoshta pikërisht kjo është koha që do të doja.” Lorencoja nuk di të dashurojë ose thjesht nuk di ta shfaqë dashurinë. Për këtë arsye gjendet përballë dy dashurive të vështira që duhet t’i fitojë, që duhet t’i rindërtojë: me një baba që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë dhe me një të dashur që ka ikur.
Kurrën e Kurrës

Kurrën e Kurrës

Çarli Uinudi dhe Sajles Nashi kanë qenë shokë të ngushtë që kur mund të ecnin dhe të dashuruar që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Mirëpo një mëngjes… ata janë krejtësisht të huaj. Puthja e parë, zënka e parë, çasti kur ranë në dashuri… çdo kujtim është zhdukur.Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
Lule përmbi ferr

Lule përmbi ferr

Mes degëve të dendura të pemëve dhe faqeve të shkëmbinjve të thepisur, poshtë, në luginën që të çon në përrua, midis pellgjeve me ujë të smeraldtë që erëmon akull, fshihet diçka. Ma thonë gjurmët e gjakut, ma thotë edhe përvoja: ka ndodhur, por mund të ndodhë prapë. Ky është vetëm fillimi. Mes këtyre maleve ka ndodhur diçka tronditëse, diçka për të cilën duhet të vë në jetë të gjitha aftësitë e mia investigative. Jam komisare policie e specializuar në profilizim dhe eci çdo ditë nëpër ferr. Arma ime më e fortë nuk është uniforma, as pistoleta që mbaj në brez, por mendja ime. E po, tani ndiej se pikërisht ajo po më tradhton. Jo nga mosha, as nga zemra, por nga një re mjegulle që më vërtitet në tru.
Sekrete të një nate vere

Sekrete të një nate vere

Një libër që të mban frymën pezull Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën. E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë. Misteret nuk kanë fund…
Shtëpia buzë liqenit
Shtëpia buzë liqenit

The house by the lake

Dekada më vonë, Alisia jeton në Londër, pasi ka shijuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si shkrimtare. Kilometra larg, Sejdi Sparou, një detektive e re në forcat e policisë londineze, po qëndron për pak kohë në shtëpinë e gjyshit, në Kornuoll. Një ditë, teksa shëtit, ajo zbulon shtëpinë e vjetër të Edëvejnëve, tanimë të mbuluar nga barërat e këqija. Kjo i ngjall kureshtjen dhe i hap rrugë një sërë ngjarjeve që do të bashkojnë atë dhe Alisian e do të zbulojnë të vërteta tronditëse për një të kaluar thuajse të harruar... e njëherazi më të pranishme se kurrë.
en_USEN