Logo Loading

Cart

No products in the cart.

Living

Kurrën e Kurrës

Kurrën e Kurrës

Çarli Uinudi dhe Sajles Nashi kanë qenë shokë të ngushtë që kur mund të ecnin dhe të dashuruar që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Mirëpo një mëngjes… ata janë krejtësisht të huaj. Puthja e parë, zënka e parë, çasti kur ranë në dashuri… çdo kujtim është zhdukur.Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
Lule përmbi ferr

Lule përmbi ferr

Mes degëve të dendura të pemëve dhe faqeve të shkëmbinjve të thepisur, poshtë, në luginën që të çon në përrua, midis pellgjeve me ujë të smeraldtë që erëmon akull, fshihet diçka. Ma thonë gjurmët e gjakut, ma thotë edhe përvoja: ka ndodhur, por mund të ndodhë prapë. Ky është vetëm fillimi. Mes këtyre maleve ka ndodhur diçka tronditëse, diçka për të cilën duhet të vë në jetë të gjitha aftësitë e mia investigative. Jam komisare policie e specializuar në profilizim dhe eci çdo ditë nëpër ferr. Arma ime më e fortë nuk është uniforma, as pistoleta që mbaj në brez, por mendja ime. E po, tani ndiej se pikërisht ajo po më tradhton. Jo nga mosha, as nga zemra, por nga një re mjegulle që më vërtitet në tru.
en_USEN