MENDJA MBRETËRON, LIBRI E USHQEN / prof. dr. Metodij Çepreganov, neuropsikiatër April 24, 2020
Për më shumë se 60 vite po merrem me problemet e pjekurisë së profilit psikik të personalitetit, të psiko-profilit kolektiv (e njohur gjerësisht si struktura mentale e një kombi), dhe të ndërgjegjësimit civilizues të quajtur Ndërjegje Planetare, apo Njohuri Sociale mbi qëndrimin ndaj Nënës Tokë. Më lejoni që, nga përvoja ime e begatë në lëmin psikologjiko-psikiatrik, të elaboroj vetëm psiko-profilin e personalitetit.
Shumë kohë më parë, mendimtari kinez, Konfuci, ka shkruar: MENDJA MBRETËRON, KURSE FORCA DHE FUQIA HUMBASIN, dhe ka nënvizuar bredhjen më të fuqishme nëpër bazat civilizuese psiko-emotive të jetës, duke thënë: të rroshë dhe të ekzistoshë do të thotë të mësoshë, të punoshë, të krijoshë, të ndërtoshë, të dishë, të nderoshë, të të zbukurojë empatia, fleksibiliteti dhe toleranca, do të thotë të keshë të ndërtuar profilin psikik me norma të larta të inkorporuara në ndërdien e personalitetit të çdo njeriu.
Simbioza e psikikës dhe trupit e përbën ekzistencën tonë, pasqyrën tonë dhe ekspresivitetin e kapaciteteve tona mendore si dhe veprat në raportet tona interpersonale me të jashtmen. Kjo është ndërgjegja jonë, procesi evolutiv fundamental përmes të cilit, falë aftësive psikofizike të dhuruara nga nëna natyrë, me kalimin e kohës personaliteti mbledh dhë ngrit brenda vetes arsimim, edukatë, njohuri, përvoja, norma sociale, morale, etike dhe shpirtërore. E tëra kjo vjen gjithnjë e më shumë duke u pjekur në rrethin ku jeton, në rrethin familjar dhe në atë që e rrethon.
Këto janë ato normat kryesore që e formojnë arkitekturën psikike të një personaliteti, që e formojnë dhe ndërtojnë priko-profilin e tij.
Psikologjia moderne, njohuritë mbi personalitetin e pjekur i mbindërton përmes njohurive mbi socialen që paraqet një përmbledhje të proceseve mendore që i ngërthejnë interkacione tona sociale gjatë kontakteve me të tjerët, me rrethin, me realitetin si dhe me projektimin e specifikës së qëllimeve, planeve, dëshirave, mendimeve, besimeve, emocioneve dhe veprimeve tona.
Kapaciteti i njohjes sociale në emër të intelegjencës emocionale, na udhëheq dhe drejton me sjelljen tonë sociale, me adaptimin tonë si një faktor shumë i rëndësishëm në pranimin por edhe në reagimin adekuat dhe real, apo në reagimin tonë joadekuat histerik, në interakcionet tona të paparashikuara sociale.
Sot, neuroshkenca e vërteton arkitekturën e psiko-profilit tonë, me njohuri të shumta që i kemi regjistruar në kujtesën tonë. Çështja është: kush e formon, kush e shton dhe kush e inkorporon pjekurinë intelektuale me brum mental dhe emocional në personalitetin tonë? Ekziston vetëm një përgjigje! Libri dhe rezervuari i begatë i njohurive. Libri na e evokon të kaluarën dhe kjo memorie na drejton me urtinë: libri na e projekton dhe formëson të ardhmen, si shpresë reale, të cilën duhet që me mendje, dituri dhe punë ta realizojmë dhe, përfundimisht, libri na mëson dhe na mbanë nën kontroll gjatë të mësuarit si ta jetojmë çastin! Verbëri më e madhe e një personi është nëse nuk e ka për mik librin dhe nëse nuk e ka bashkudhëtarë në jetë. Libri na ushqen, na mbanë në jetë, na i mëson drejtimet e ekzistencës sonë, i pasuron dhe i stolisë kualitetet memoaristike të personalitetit dhe, fare në fund, ia formëson dhe ia tregon mënyrën dhe drejtimin e kreativitetit, jetës, marëdhënieve me rrethin, njohuritë, rspektin, shpirtëroren, ekzistencën. Libri është burimi, fundamenti dhe drita e filozofisë jetike e ekzistencës sonë të përditshme. Shoqërohuni me librin dhe respektoeni si ushqim të domosdoshëm, si fuqi që ua pasuron trurin dhe jetën.