Nesër (23.12.2019) biblioteka e qytetit të Tetovës do të realizojë projektin “Lexuesi më i mirë i vitit 2019” December 22, 2019

Të nderuar,

Ju informojmë se më datë 23.12.2019 ( E Hënë) në ora 12:30, në sallën e vogël të Pallatit të Kulturës, IN biblioteka ” Koço Racin ” – Tetovë do ta realizojë projektin ” Lexuesi më i mirë i vitit 2019″. Në kuadër të këtij projekti, Biblioteka do të realizojë manifestim në të cilin do të shpërndahen dhurata për lexuesit më të mirë.

Ky projekt është i mbështetur nga Ministria e Kulturës.