Giullaume Musso – “Një apartament në Paris” July 15, 2019
Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…” Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë. Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më pare, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i Hahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t’i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme…