Rumi – “Flakërime Dashurie” July 4, 2019
Poezia ime është si bukë Egjipti: po kaloi nata, nuk hahet dot më. Haje ntaze, para se pluhuri ta zërë! Vendin e ka në tropikët e vetëdijes , por në këtë botë nga të ftohtit vdes. Si peshku plandoset përdhe një çast për t’u bërë tërësisht pa jetë më pas. Nëse e ha duke e pandehur për taze, do të pikturosh shëmbëlltyra fantazi. Përfytyrimin tënd do kesh përpirë, dhe jo këto fjalë të moçme, o njeri.