Lexuesi më i mirë për vitin 2021 – 29.12.21 December 30, 2021

IN Biblioteka “Koço Racin”- Tetovë organizoi projektin e rradhës – “ Lexuesi më i mirë për vitin 2021”, ku me një manifestim modest  u ndanë shpërblime dhe dhurata për lexuesit e rregullt të bibliotekës. Sipas komisionit për përzgjedhje të lexuesve më të mirë për vitin 2021, kjo detyrë ishte tepër e vështirë, sepse biblioteka e Tetovës ka një numër të madh lexuesish aktiv dhe të rregullt. Megjithatë, për këtë vit, u përzgjodhën 20 lexues, edhe atë: 12 nga sektori për të rritur dhe 8 nga sektori për fëmijë. Duke rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit, ky manifestim u organizua me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, ku prezent ishin vetëm lexuesit  e shpërblyer dhe  stafi i bibliotekës.

Sponsor i këtoj projekti mjaft të rëndësishëm për bibliotekën e Tetovës, këtë vit ishte ndërmarrja “Eurovia” me seli në Zhelinë. Në emër të drejtoreshës Znj. Rezarta Dervishi dhe stafit të bibliotekës, faleminderim i  veçantë për sponsorizuesin, të cilët përkrahën pa rezervë dhe ndihmuan që ky manifestim të jetë edhe më i begatë. Gjithashtu, një faleminderim për lexuesit e rregullt të cilët janë çelësi i ekzistencës së bibliotekës.  Në fund për pjesëmarrësit u shtrua një koktej, ku në atmosferë mjaft miqësore të pranishmit festuan arritjet e tyre.