Mesazhi i zonjës Odre Azule, Drejtor gjeneral i UNESKO-s, me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të të drejtave të autorit23 Prill, 2021 April 23, 2021

Në këtë periudhë të pasigurisë, shumë njerëz po i kthehen librit me qëllim që t’i ikin mbylljes dhe shqetësimeve të përditshme. Pa dyshim që, librat e kanë atë aftësinë e padiskutueshme për të të argëtuar por edhe për të të mësuar. Ata janë mjete për të hulumtuar nëpër sfera/lëmi përtej përvojave tona personale, përmes njohjeve tona me autorë të ndryshëm, me ide e me kultura. Ata janë mjete për të depërtuar thellësive të paarritshme në mendjen tonë. Faqe pas faqe, librat na e ndriçojnë shtegun që të hedhim hapa tej kohës dhe kufijve. Me fjalë të tjera, librat na japin liri. Kjo është fuqia e librave e cila na duhet pikërisht tani, sepse na e përkujtojnë rëndësinë themelore të literaturës – përgjithësisht, të artit – në jetën tonë. Duke i festuar librat, ne i festojmë autorët që na sigurojnë rrëfenjëza të shkurtëra nga jeta si dhe na e mundësojnë hedhjen e shikimit mbi një realitet tjetërfarësh nga ai që e njohim.Librat hapin dritare për ta shikuar botën – gjegjësisht, hapin dritare të hapësirave dhe formave të tjera të ekzistencës. Ndaj dhe, për çdo vit, më 23 Prill – dita kur vdiqën autorët e mëdhenj si, Vilijam Shekspiri, Miguel de Servantesi dhe Nika Garsillaso de la Vega – ne i përkujtojmë autorët veprat e të cilëve me shekuj na e pushtojnë imagjinatën tonë. Po ashtu, sot, me përulësi i nderojmë të gjithë profesionet që kanë të bëjnë me librin: redaktimi, përkthimi, botmi dhe shitjes së librit. Këta profesione na e mundësojnë përhapjen e tashëgimisë sonë letrare, përhapjen e ideve të reja si dhe të shtrijmë sa më gjërë rrëfime të reja. Këta profesione patjetër që duhet të mbrohen, kurse vlera e tyre të njihet botërisht. Kjo për më tepër meqë ndodhemi në mes të pandemisë së Kovid-19 e cila paraqet, veç të tjerash, një kërcënim të madh dhe të përhershme për kulturën.Pikërisht për këtë shkak UNESKO e përkrah punën e botuesve përmes aktiviteteve, siç janë Partneriteti me Federatën Ndërkombëtare të Asociacioneve të Bibliotekave dhe Institucioneve (IFLA) dhe Asociacioni dërkombëtar i Botuesve (IPA). Fuqia e librit duhet të shfrytëzohet deri në pikën e saj të fundit. Ndjejmë nevojë të pashmangshme për të gjetur qasje të përhershme deri te librat me qëllim që secili duke lexuar të gjejë strehën e vet dhe, në këtë mënyrë, të ëndërrojë, të mësojë dhe të mendojë. Ky është kuptim i përgjegjësisë/obligimit të Tbilisit, Gruzisë, i cili u caktua si Qyteti botëror i librit për vitin 2021. UNESKO e caktoi këtë qytet për shkak të fokusimit të tyre në përdorimin e teknologjive bashkëkohore për promovimin e leximit në mesin e të rinjëve. Prograimi i tyre “Dakord. Dhe, libri yt i ardhshëm është …?” angazhohet në transformimin e librit në lojëra digjitale dhe në sigurimin e qasjes te të gjithë librat. Në kohën kur leximi i librit është shumë i vlefshëm, na dalin kristal të qarta edhe rëndësia e përkushtimit tonë për integrim, arsimimi dhe paqa në lexim dhe arritja e saj përmes leximit. Me rastin e këtij eventi të sivjemë kushtuar Ditës Botrore të librt dhe të të drejtave të autorit, ju inkurajoj të gjithë juve që të zgjidhni nga një libër, t’i shfletoni faqet e tij dhe nga aty të nxirrni rreze ajri të pastër që do t’ju ndihmojë ta përballoni të sotshmen dhe të ardhshmen.