LAJMËRIM June 23, 2020

Të nderuar lexues – shfrytëzues  të shërbimeve bibliotekare të IN Biblioteka “Koço Racin”- Tetovë,

  Me shpresë që së shpejti do të mundemi sërish të punojmë, e në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të punonjësve e pëlqyeshme do të ishte që vizitat në hapësirat e bibliotekës të jenë të reduktuara ose më të shkurtëra. Prandaj ju ftojmë që të shrytëzoni të gjitha përparësite që biblioteka jonë falë huazimit automatik në sistemin COBISS.MK i mundëson:

Në katalogun tonë mundeni të verifikoni nëse e kemi përmbajtjen (librin) që doni ta huazoni dhe po e njejta a është e lirë për ta huazuar/ rezervuar. Nëse bëni zgjedhje ju lutemi  që të shënoni signaturën e librit që doni ta huazoni.

Përmes  aplikacionit Biblioteka ime shfrytëzuesit tanë kanë qasje në gjendjen e librave të huazuar, munden të vazhdojnë afatin e huazimit, të bëjnë rezervime, rishikim dhe anulim, rishikim të kërkimeve, kufizime, historija e librave të huazuar ( rishikim të të gjitha titujve që janë huazuar), të bëjne listë me titujt e preferuar. Kur logoheni për herë të parë i referoheni bibliotekës sonë (akronimit KRTE), shënoni numrin e kartelës suaj dhe fjalëkalimin që u është thënë gjatë antarësimit të parë. Në mënyrë që të shmanget abuzimi me profilin rekomandojmë ndryshim të fjalëkalimit pas logimit( kyçjes) së parë.

  • Nga Google Play Store shkarkoni aplikacionin celular mCOBISS dhe nga celulari juaj pronlongoni afatin e huazimit të librit tuaj ose rezervoni titullin që dëshironi https://m.cobiss.si/mk/. Aplikacioni  ofron gjitha mundësitë sikurse Biblioteka ime, por paraqet qasje më të lehtë për lexuesit përmes celularit. Detaje më të shumta për mCOBISS në linkun: https://m.cobiss.si/mk/opis.html

Të gjithë anëtarët e regjistruar në IN Biblioteka “ Koço Racin”- Tetovë, të cilët gjatë regjistrimit kanë paraqitur adrresë elektronike aktive (e – mail) kanë qasje të rregullt ndaj aplikacionit Biblioteka ime respektivisht mCOBISS. Ndërsa anëtarët tjerë të cilët ende nuk kanë paraqitur adrresë elektronike aktive të njejtën mund ta bëjnë ne kontakt me personat kompetent të bibliotekës duke dërguar një mesazh privat në FB profil / faqe ose në adrresën elektronike zajmuvanjekrte@yahoo.com.

Gjithashtu në këto adrresa mund të na kontaktojnë të gjithë anëtarët të cilët kanë problem gjatë logimit (kyçjes) dhe do të pranojnë një mesazh me udhëzime të detajuara për mënyrën e logimit.  

Ju përshëndesim  me dëshirën për tu takuar së shpejti!