23 Prilli – Dita ndërkombëtare e Librit dhe e Të drejtës autoriale April 23, 2020
Me rastin e Ditës botërore të librit dhe të të drejtave autoriale
Mesazhi nga UNESKO
PSE SOT LEXIMI ËSHTË I RËNDËSISHËM MË SHUMË SE ÇDO HERË TJETËR
23 prill 2020
Sot, si asnjëherë më parë, në kohën kur gjithandej botës shkollat janë mbyllur dhe njerëzit janë izoluar, forca e librit duhet të na ndihmojë që ta luftojmë vetminë, t’i forcojë lidhjet në mes njerëzve dhe t’i zgjërojmë horizontet tona, duke e frymëzuar shpirtin dhe kreativitetin tonë.
Gjatë muait prill, sikundër edhe gjatë tërë vitit, është shumë e rëndësishme koha për lexim, qoftë vetë apo së bashku me fëmijët. Ky është momenti më i volitshëm për të lexuar, t’i edukojmë fëmijët si lexues të ardhshëm, t’ua shtojmë dashurinë ndaj letërsisë që do të zgjasë përgjatë tërë jetës së tyre.
Falë leximit dhe shënimit të Ditës së Librit dhe të të drejtave autoriale, 23 Prilli, ne u afruam me të tjerët përkundër largësive, udhëtuam përmes imagjinatës sonë.
Prej 1-23 prillit UNESKO shpërndanë citate, poezi e mesazhe me qëllim të simbolizimit të fuqisë së librit dhe të leximit. Përmes leximit dhe shpërndarjes së njohurive ne ndërtojmë një shoqëri të ndërlidhu dhe të aftë për ta luftuar vetminë.
I ftojmë studentët, arsimtarët, bibliotekistët, lexuesit nga mbarë bota, si dhe të gjithë të tjerët që janë të kyçur në zinxhirin e librit, ta shprehin dhe ta dëshmojnë dashurinë e tyre ndaj leximit. Ne ju nxisim që të ndani informacionin lidhur me librin tuaj të dashur dhe ta shpërndani këtë mesazh pozitiv gjithandej –
#BorldBookDay and #StayAtHome.
Nga faqja jonë mund t’i zbrisni mesazhet, t’i shtypni për t’i ngjitur nëpër mure, t’i shpërndani nëpër rrjetet sociale ose t’i publikoni në veb faqet e juaja, sepse kjo mënyrë mund të kontribuojë shumë në shtimin e dashurisë për lexim.
Sa më shumë njerëz që do të na dëgjojnë, aq më shumë do të mundemi t’i ndihmojmë.
Mesazhet
Librat jan si aeroplan, tren, rrugë. Ata janë drejtime, udhëtime. Janë ndërtime të mrekullueshëm.
Anna Quindelen
Leximi është një nga kënaqësitë më të mëdha të vetmisë.
Harold Bloom
Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.
Ciceroni
Leximi ndihmon që askush të mos ndjehet i huaj.
Të lexosh do të thotë të shtrihen krihët dhe të udhëtohet.
Përfitimi më i madh nga librat është se ata të mundësojnë të udhëtosh pa e bërë asnjë hap.
Jhumpa Lahiri
Lexo, asnjëherë nuk do të ndjehesh vetëm.
Të lexohet me qëllim që asnjë kulturë të mos mbetet e pa zbuluar
Librat janë mjete magjike të lëvizshme, të pazëvendësueshme me asgjë tjetër.
Stephen King
Librat na ndihmojnë që mos të ndjehemi të vetmuar kur ngelim vetëm, dhe na ndihmojnë që mos të jemi ngarkesë e vetëvetes.
Jeremy Collier