Isak Guta vizitoi Biblitekën e qytetit të Tetovës November 12, 2019
Isak Guta vizitoi bibliotekën e qytetit të Tetovës, ku u mirëprit nga drejtoresha e bibliotekës z. Njomza Imeri – Ismaili. Isak Guta është i lindur në fshatin Jezerc komuna e Ferizajit, ndërsa në kohën e regjimit sërb është shpërngulur dhe tani jeton në Kondov. Ndryshe, është djali i Mulla Halim Gutës i cili njihej si një ndër mesuesit e parë në atë kohë si dhe një njeri i dijes, fjalës dhe Besës. Në vitin 1941- 1943 në fshatin Jezerc nën përkujdesjen dhe punën e palodhshme të Mulla Hamitit do të hapet mësonjetorja e parë ” MEJTEPI” , ku atëbotë kishte 36 nxënës. Përvec mësimit fetar, Mulla Hamiti nxënësve u jepte njohuri elementare për alfabetin e gjuhës sonë, shkrim-leximin, historinë kombëtare, veprimet elementare të matematikës dhe me përkushtim i përgatiste nxënësit e mejtepit për atdhedashurinë. Gjithashtu, bibliotekes sonë i dhuroi librin monografik për babin e tij me titull “Mulla Halim Guta”.