Shkrimtarja nga Drenasi Emine Hoti vizitoi bibliotekën e qytetit të Tetovës September 30, 2019
Shkrimtarja Emine Hoti nga Drenasi i Kosovës me vizitën e saj nderroi bibliotekën e qytetit të Tetovës, ku u mirëprit nga drejtoresha e bibiliotekës z.Njomza Imeri – Ismaili dhe stafi i bibliotekës. Emine Hoti është shkrimtare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, ka të botuara 8 vepra, gjithashtu është aktive edhe nëpër shoqata për të ruajtur kulturën dhe traditën shqiptare. Biblioteka e Tetovës do të jetë pjesë e librit të ardhshëm monografik të saj. Bibliotekës sonë i dhuroi disa nga librat e saj.