Ministri i Kulturës z.Hysni Ismaili vizitoi bibliotekën e qytetit të Tetovës August 23, 2019

Dje, më datë: 22.08.2019 minsitri i Kulturës z.Hysni Ismaili dhe përfaqësues të lartë të ministrisë së kulturës vizituan bibliotekën e qytetit të Tetovës “Koço Racin”, ku u mirëpriten nga drejtoresha e këtij institucioni Njomza Imeri – Ismaili, si dhe stafi i biblitotekës. Ministri u njoftua nga drejtoresha për punën, projektet dhe aktivitet e kaluara si dhe aktivitetet e ardhmshme, dhe shprehi gadishmëri për përkrahjen dhe mbështetjen e këtij institucioni. Gjithashtu, vizitoi nga afër edhe objektin i cili është në ndërtim e sipër si dhe arritjet e punimeve në këtë objekt, ku do të jetë biblioteka e qytetit si dhe shtëpia e kulturës.