Paulo Coelho – “HIPI” July 4, 2019

«Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.» Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të theilë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t’i ndryshojnë përgjithmonë. “E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, s/ ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reogojmë” “Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dike: thjesht ndiq fatin tend, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon.” “Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës.”