Emil ZOLA – “Familja e tmershme” June 24, 2019
Një nga romanet më të famshëm të Emil Zola, “Familja e tmerrshme” është një rrëfim i pakrahasueshëm mbi shkeljen e kurorës dhe vrasjen në klasën e ulët të shoqërisë pariziene të shek. XIX. Heriona e romanit, Tereza, së bashku me të dashurin, do të vrasë bashkëshortin e saj por kurrë nuk do të mund të shijojë frytet e krimit. Kjo përrallë tronditëse na sjell personazhe të cilësuar si ‘kafshë nën lëkurën e njeriut’ të cilët vrasin për të kënaqur epshet e tyre dhe e pranojnë atë sikurse ujqërit pranojnë vrasjen e deleve. Siç ka thënë edhe vet shkrimtari, ky është roman temperamentesh, dhe jo karakteresh. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Ai ndjek nga afër pasionin e sëmurë, shtysën e instinktit, turbullimet e trurit, që ia behin papritmas si pasojë e një krize nervore